Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandal policor në Belgjikë, 8 efektivë vidhnin bashkë me shqiptarët

Skandal policor në Belgjikë, 8 efektivë vidhnin bashkë me shqiptarët
March 20
16:40 2016

Një skandal policor ka ndodhur këto ditë në Belgjikë ku dyshohet se janë përfshirë 8 efektivë të policisë, në bashkëpunim me grupe kriminale shqiptare. Ata kanë kryer disa grabitje dhe keqtrajtonin emigrantët e paligjshëm në qytetin Antwerp.

Mbi punonjësit e policisë rëndon akuza e vjedhjeve dhe kërcënimeve ndaj emigrantëve të huaj, ndërsa për shqiptarët  policia ka bërë me dije vetëm origjinën dhe inicialet: Besart B., Arif B., Genti B. Siç shkruajnë mediat belge, së paku tetë inspektorë janë të dyshuar në këtë rast, tre prej të cilëve janë arrestuar, një i katërt është lënë i lirë dhe tre të tjerë janë nën hetim. Oficerët kanë kërcënuar  dhe privuar në mënyrë sistematike emigrantët pa dokumente qëndrimi.

 

Shperndaje