Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandal në kryeqytet: një burrë qëndron i shtrirë në rrugë, ambulanca vjen pas 45 minutash

Skandal në kryeqytet: një burrë qëndron i shtrirë në rrugë, ambulanca vjen pas 45 minutash
August 12
12:06 2016

Mëngjesin e sotëm, në rrugën “Ferit Xhajko”, pranë tregut të “Medresesë”, ka ndodhur një incident ku shfaqet një burrë i shtrirë në tokë i mbuluar me gjak i cili ka pritur ashtu për rreth 45 minutash, siç kanë thënë të pranishmit, sepse ambulanca  është vonuar shumë.

Qytetarët kanë dashur ta ndihmojnë, por policia që ka qenë në vendngjarje nuk i ka lejuar për arsye sigurie.

Nuk dihet ende nëse burri është aksidentuar apo është rrëzuar nga pakujdesia sepse ngjarja mbetet për t’u zbardhur në vijim. /Blitz.al/

Shperndaje