Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandal! Mësueset dhunojnë dhe ofendojnë nxënësit me probleme të shëndetit mendor

Skandal! Mësueset dhunojnë dhe ofendojnë nxënësit me probleme të shëndetit mendor
October 11
15:39 2017

Mbrëmjen e kaluar emisoni “Fiks Fare” ka publikuar një skandal në arsim. Në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi” në kryeqytet mësuesit keqtrajtojnë ofendojnë dhe dënojnë nxënësit me probleme të shëndetit mendor.

Kamerat kanë treguar gjuhën e ashpër te mësuesve të cilat flasin me fëmijët në një mënyrë shumë brutale. “Pabuksa” ose “Kokëderra” , “Hajde këtu more pabuks” i thotë njëra nga mësueset një fëmije duke e tërhequr me forcë nga krahu që ta ulë në bankë.

Përveç një gjuhe aspak të pranueshme, mësueset arrijnë që ti qëllojnë fëmijët që nuk u binden. Ato i godasin fëmijët me lodra disa herë që të qëndrojnë në bankë pa lëvizur. Gjithashtu në klasat ku zhvillohet mësimi kanë një kënd që dënojnë nxënësit.  Në pamjet e transmetuara nga “Fiks Fare” shihet qartë momenti kur mësuesja i bërtet nxënësit që ka urinuar për të disatën herë, që të qëndrojë i vetëm te këndi, ashtu i lagur siç është.

Drejtori i shkollës , Elmaz Lala u shpreh se ka mungesa në mësues ndihmës. “Numri i fëmijëve këtë vit është rritur në këtë shkollë çka ka çuar në uljen e mësuesve ndihmës. Por, kjo nuk justifikon asnjë lloj dhune ndaj fëmijëve” thotë Lala. Ne urojmë që gjërat të përmirësohen dhe këto mësuese te marrin dënimin e merituar.   /Blitz.al/

Shperndaje