Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandal apo mashtrim? Ish-ministri jep alarmin: Po pijmë qumësht me alfatoksinë! Substancë kancerogjene!”

Skandal apo mashtrim? Ish-ministri jep alarmin: Po pijmë qumësht me alfatoksinë! Substancë kancerogjene!”
December 16
11:20 2017

 

Ish-ministri i Bujqësisë, njëkohësisht edhe deputet i LSI ka dhënë alarmin lidhur me konsumin e qumështit me përmbajtje alfatoksinë, e cila është një prej substancave që bëhet shkak për lindjen e qelizave kancerogjene në organizëm.

Këtë e ka bërë me anë të një statusi në Facebook, ku sipas mostrave të analizuar nga Panaritit, gjysma kanë dalë me këtë përmbajtje të rrezikshme.

“Ose një megaskandal, ose një supermashtrim!! Mbetet për t’u parë.?! Para disa ditësh në një studim të AFI, gjysma e mostrave të qumështit vendas të analizuara dolën me aflatoksinë”, – shkruan Panariti.

Më pas, ai shton: “Aflatoksina është substancë kancerogjene e fuqisë shumë të lartë, e pa zbërthyeshme dhe rezistente ndaj përpunimit termik. Prania e saj në qumësht dhe nënprodukte është rrezik shumë i madh për shëndetin e konsumatorit. MB dhe AKU duhet të bëjnë urgjent publike fermat apo subjektet prodhuese të ushqimeve të ndotura, të bllokojnë prodhimin dhe të tërheqin urgjent nga tregu produktet e përlyera. Sa më parë dhe menjëherë!!! Ndërkohë AFI të bëjë publike rezultatet e analizave, metodat e analizës dhe laboratorët e referencës që i kanë kryer ato”.

“Nëse kjo nuk ndodh atëherë prokuroria të nisë hetimin e menjëhershëm dhe të përcaktojë përgjegjësitë ose eventualisht mashtrimin siç ka ndodhur më parë në dëm të prodhuesve vendas, për të favorizuar importet”, – përfundon Panariti. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje