Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

S’ka më telefona për nxënësit, mësuesit dhe punonjësit e administratës, konfirmon Kryeministri Rama

S’ka më telefona për nxënësit, mësuesit dhe punonjësit e administratës, konfirmon Kryeministri Rama
September 14
16:31 2018

Kryeminstri Edi Rama ka mbajtur sot, pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, fjalën para mësuesve të portalit “Mësues për Shqipërinë”. Ndër risitë e tjera të këtij viti arsimor, që nisën me shpërndarjen e librave falas për nxënënsit e fillores, kreu i shtetit konfirmoi  masën e re që do merret në institucionet arsimore. Ai tha se ky do jetë viti i një epoke të re për celularët në shkolla e se nuk do t’i lejonin ata në ambjentet mësimore. Por jo vetëm për nxënësit por veçanërisht për mësuesit. Ata do t’i duhet t’i dorëzojnë smartphonat e tyre para fillimit të mësimit dhe do t’i marrin në fund. Muaji i parë i hyrjes në fuqi të kësaj mase do jetë edukues ndërsa duke filluar nga 30 ditëshi i dytë sipas tij “merren celularët e hidhen në plehra, nuk i kthehen atij që e ka sepse janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit mësimorë”.

Por mesa duke kryeministri nuk do mjaftohet me kaq, shumë shpejt e njejta masë do merret, edhe për punonjësit e institucioneve shtetërorë të cilat së fundmi janë kthyer në klube interneti. Pra bëhet fjalë për punonjësit e administratës shtetërorë.

Nuk e dimë a janë të nevojshme masa kaq drastike por kurioz do ishim të shihnim vetë kryeministrin të dorëzonte celularin në orarin e punës, a do rezistonte dot pa i kthyer përgjigje komenteve në faqen e tij në Facebook?/Blitz.al/

Komento
Shperndaje