Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“S’ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj”-Edi Rama reagon për ngjarjet e Bularatit

“S’ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj”-Edi Rama reagon për ngjarjet e Bularatit
November 09
12:54 2018

Një ditë pas ceremonisë mortore, që në fakt u kthye në një tubim nacionalist grek, të Kostandinos Kacifas dhe deklaratave të politikës greke dhe shqiptare, i rradhës që ka reaguar ka qenë kryeministri Rama.

Me anë të një postimi në Twitter ai thotë se sipas kokave të përndezura të politikës të shtetit fqinj qëndrimet e tij i kanë hedhur benzinë zjarrit, ndërsa sipas politikës dhe medias të vendit tonë ai ka pranuar në heshtje përdhosjen e vendit. Të gjitha këtyre akuzave ai i përgjigjet më një fjali ironike: “S’ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen as dreqit”, me “qirie kadrinj” që përkthet në “zotërinj” nga greqishtja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Kujtojmë që kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, i justifikoi në një farë mënyre ekstremistët grekë por siguron që shteti i tij ka vepruar ashtu sic parashikohet në raste të tilla. Ndërkohë në vendin ishte PDIU dhe Sali Berisha që deklaruan se shteti shqiptar u përdhos nga këto ngjarje. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje