Blitz

 Breaking News

S’ka me çfarë të ushqehet, e moshuara në Tiranë mendon të vrasë veten

S’ka me çfarë të ushqehet, e moshuara në Tiranë mendon të vrasë veten
March 28
16:07 2020

Ora News ishte në banesën e Donika Bajramit,  67 –vjeçarja që jeton e vetme, pa ndihmë ekonomike dhe pa pension.

Me lot në sy e moshuara kërkon vetëm: “bukë për të ngrënë dhe sapun për tu larë”. 

“Jam e vetme pa asistencë. Më thonë ke televizor, nuk të japim asistencë. Çfarë po bën shteti për mua. Jam e sëmurë me diabet, ku të vete?! Të vetëhelmohem”

E tronditur psikologjikisht e moshuara nuk sheh asnjë dritë shpresë si do të vejë jeta e saj, dhe vetëm qan

Si ia bën për tu ushqyer?

Nëna nuk i mban dot lotët dhe vetëm qan: Kam një gjitone lart. Më ka sjellë pjatën me gjellë, më ka blerë simiten dhe I them faleminderit shumë. Motra më ka sjellë një pjatë. 

“Por nuk di si do vejë puna me mua.  Kërkoj ndihmë bukën e gojës. Me cfarë ti laj duart? Me çfarë ti laj? Po ha bukën e mykur të shikojeni”

E moshuara është nënë e dy fëmijëve, një djali e një vajze, që thotë se i jetojnë larg.

Share