Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Situatë emergjente! Reshjet e dendura pushtojnë vendin

Situatë emergjente! Reshjet e dendura pushtojnë vendin
November 08
09:51 2016

Prej disa ditësh kanë filluar reshjet e para të shiut, por pas mesnatës intensiteti i reshjeve është shtuar dhe ka shkaktuar shumë probleme në disa qytete të Shqipërisë.

Në Tiranë, reshjet e shiut kanë krijuar shumë probleme me qarkullimin e mjeteve. Gjithashtu është bllokuar autostrada Tiranë-Durrës në të dyja drejtimet sepse ka prezencë të madhe  uji nga “Brunes” deri te mbikalimi i Kasharit. Drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë për në jug duhet të shfrytëzojnë rrugën e vjetër të Ndroqit.

Në Vlorë, në segmentin e unazës së madhe të qytetit, ka pasur probleme për shkak të përmbytjeve dhe makinat kanë mbetur në trafik.

Në Lezhë kanë filluar përmbytjet dhe raportohet se një pjesë e qytetit dhe disa njësi administrative kanë mbetur pa energji elektrike.

Në Pukë është dëmtuar rruga e fshatit Bicaj në Rrapë dhe nga prurjet masive rrezikon dëmtimi i plotë i rrugës./Blitz.al/

bl

Komento
Shperndaje