Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Situata pas tërmetit në Itali, njerëzit luten përpara katedrales së shkatërruar

Situata pas tërmetit në Itali, njerëzit luten përpara katedrales së shkatërruar
October 30
12:17 2016

Tërmeti i mëngjesit të sotëm që goditi Italinë Qendrore thuhet se ishte tërmeti më i fortë që ka goditur Italinë në më shumë se dy dekadat e fundit.

Mediat vendase shkruajnë se kanë nisur të qarkullojnë fotot e para të tërmetit 6.5 ballë, i cili ndër të tjera shembi bazilikën e San Benedetto-s dhe katedralen e Shën Mërisë.
“La Repubblica” shkruan se pas tërmetit, njerëz të shumtë janë parë të luten përpara rrënojave të katedrales të shkatërruar nga lëkundjet e forta.

Ndërkaq, qytetarët në Romë, të cilët ndihen të frikësuar për fatin e tyre, janë larguar nga banesat dhe po qëndrojnë në rrugë. /Blitz.al/

it1

it3

Komento
Etiketimet
Shperndaje