Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Situata nga reshjet, KESH: “Sonte mbyllim portat e shkarkimit të kaskadës së Drinit!”

Situata nga reshjet, KESH: “Sonte mbyllim portat e shkarkimit të kaskadës së Drinit!”
March 09
19:49 2018

 

Reshjet e shiut dhe dëborës që përfshinë vendin javën që lamë pas sollën një situatë të rënduar në prurjet e lumenjve duke çuar kështu në rritje të nivelit në diga, si ajo në kaskadën e Drinit.

Por ditën e sotme nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare ka treguar se prurjet në kaskadën e Drinit në orën 17:00 ishin 1160 m3/sek dhe kështu, në orën 23:00 do të reduktohen më tej duke çuar në mbylljen e portave të shkarkimit.

“Duke parë tendencën në rënie të prurjeve natyrale, parashikimet meteorologjike për ditët në vijim dhe me qellim dhënien e kontributit te saj ne lehtësimin e aspekteve operacionale te shtabit te emergjencave civile te Qarkut te Shkodres, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare gjykoi te mundshme që sonte në orën 23:00 të reduktojë me tej shkarkimet duke mbyllur plotësisht portat e shkarkimit dhe përpunuar prurjet përmes ngarkimit maksimal të mundshëm të turbinave për prodhim energjie”, – shkruhet në njoftimin e KESH. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje