Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Situata dramatike”, turistët e huaj po anulojnë rezervimet në Shqipëri

“Situata dramatike”, turistët e huaj po anulojnë rezervimet në Shqipëri
May 14
20:40 2019

Shqipëria muajt e fundit ka qenë shpesh në faqet e para të mediave të huaja, jo për bukuritë e natyrës së saj, por për protestat, tymin, gazin lotsjellës apo edhe ëpr vjedhjen në Rinas. Efektet e këtij “publiciteti të keq” kanë filluar të ndihen pikërisht në turizëm.

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, thotë për Monitor se agjensi të shumta që bashkëpunojnë me agjensi nga vendet Nordike, Polonia apo Çekia, janë të shqetësuar nga anuliemt që po bëjnë klientët e tyre. Edhe pse është ende herët ëpr të thënë numra, Kasa phon se agjensitë partnere kanë marrë shumë ëkrkesa për anulimin e rezervimeve.

Nordiëkt në fakt ishin një risi për turizmin shqiptar, që shfaqën interes vitin e kaluar dhe rezerviemt e tyre fillojnë që nga muaji maj dhe mbyllen në javët e para të tetorit. Ndërkohë të njejtën tendencë negative në turizëm e konfimorn dhe Zak Topuzi, i Shoqatës së Hoteleri Turizmit, sipas të cilit ka anulime grupesh jo vetëm për pushime por edhe ëpr organizimin e konferencave apo trajnimeve.

tet e fundit Shqipëria pa një rritje të ndjeshme të interesit të turistëve të huaj, teksa mediat e huaja filluan të shkruajnë pa fund për bukuritë e vendit dhe pas krizës së para pak viteve në Turqi, operatorët turistikë ishin në kërkim të destinacioneve të reja. Në 2018-n, vendin tonë e vizituan një numër rekord prej  5.93 milionë të huajsh, me një rritje prej rreth 16% në raport me vitin e mëparshëm. 97% e tyre kanë ardhur për qëllime turizmi dhe për vizitë tek të afërmit dhe pjesa tjetër për biznes, trajtime shëndetësore, qëllime fetare apo për transit, sipas të dhënave të INSTAT.

Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se të huajt që vizitojnë vendin, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë për vizitë tek të afërmit dhe qëllime turistike, shpenzuan 1.86 miliardë euro në 2018-n, edhe ky një nivel rekord, me një rritje prej 8.8% me bazë vjetore.

Kasa ka pohuar më herët se ne si tur-operatorë kemi dhjetë chartera në javë nga Polonia, dy nga Çekia dhe një nga Sllovakia. Rezervimet e këtyre të fundit janë bërë sipas konceptit “all inclusive”, pra të gjitha të përfshira. “E reja e këtij viti janë turistët nga vendet baltike, pra Letoni, Lituani dhe Estoni. Është një partneritet me operatorë që janë në këto vende dhe që kanë futur edhe Shqipërinë si destinacion në paketat e tyre dhe ka pasur një lloj interesi. Përveç këtyre, vijojmë të kemi interes nga tregu gjerman dhe zviceran, por këto nuk janë kontrata me garanci.

Janë kontrata që merren me premtimin që do të zihen në sezon, bëhet rialokimi i dhomave, por ka një afat për lirimin e tyre. Dy javë apo tre javë para kohës së rezervimit, mund të bëhet anulimi i tyre dhe nuk ka penalitet për operatorin, nëse ky i fundit nuk ka arritur ta shesë. Edhe ky grup ka ardhur me konceptin “shtrat dhe mëngjes””.

Por, ky shans i madh i Shqipërisë me turizmin duket se do të zbehet, teksa politika po vijon në mënyrë të papërgjegjshme që të mos arrijë në një konsensus për të mirën e vendit.

Edhe pa frikën që kanë krijuar protestat, turizmi në vend po përballej me probleme të tjera të brendshme, si infrastruktura e dobët, apo dhe konkurrenca nga shtetet e tjera.

Kasa thotë se dy ditë më parë erdhën 3 charterat e parë nga vendet nordike për pushime në zonën e Golemit, por pamja e parë që u doli përpara në destinacionin ku do kalojnë 1 deri në 2 jave pushime ishte një turp i madh, rruga dytësore nëpër të cilën kalonte autobusi për ti dërguar nëpër hotelet e rezervuara, u jepte përshtypjen se po shkonin në ndonjë Kandahar, jashtë çdo standardi turistik bashkëkohor.

Ai paralajmëron se për shkak të këtij imazhi operatorët e njohur ndërkombëtarë që aktualisht operojnë në shqipëri si Der Turistik, Apollo Nordik,Tui, Nowa Itaka, Rimbow, Exim Tours etj, ndoshta duke filluar nga viti tjetër do të hedhin sytë nga tregjet e rajonit që nuk i kanë këto probleme dhe që iu krijojnë më shumë facilitete,të cilat kanë politikat e subvencioneve, që fillojne nga 25 euro për çdo turist që konsumon minimumi 3 netë qëndrim,që përfitojnë Operatorët Incoming, në mënyrë që të stimulohet prurja e turisteve të huaj, aplikojnë taksa të ulëta aeroportuale për avionët charter me qëllim tërheqjen e këtyre fluturimeve drej aeroprteve të tyre për të garantuar qëndrueshmërinë e vendeve të tyre si destinacion. /Blitz.al/

Burimi: Monitor

Komento
Shperndaje