Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sirianët insistojnë të kalojnë nga Shqipëria

Sirianët insistojnë të kalojnë nga Shqipëria
March 15
22:18 2016

162 refugjatë sirianë që ndodhen në qytezën e Konicës, shumë pranë kufirit shqiptar, janë të kënaqur nga mikpritja e vendasve. Mirëpo ata nuk mund të qëndrojnë më shumë se 15 ditë pasi duan të largohen për në Europë.

Drejtuesit lokalë të Konicës i kanë ftuar refugjatët në një takim për të diskutuar çështjen e largimit, ku dhe u kanë bërë me dije se pala greke është në bisedime me autoritetet shqiptare dhe italiane për të ndihmuar në zhvendosjen e tyre.

Ata vetë janë në dijeni që ndodhen shumë pranë kufirit shqiptar, ndaj dhe i kërkojnë ndihmë policisë shqiptare që të bëjë të mundur kalimin e tyre nga Shqipëria për në vendet e tjera të Europës dhe të mos i bllokojnë, siç ndodhi në kufirin maqedonas.

Shperndaje