Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Siri, vritet lideri i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi

Siri, vritet lideri i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi
June 16
08:59 2017

Lideri i organizatës terroriste ISIS është vrarë në një sulm ajror në qytetin e Raqqa-s në Siri muajin e kaluar, sipas autoriteteve të mbrojtjes ruse.

Sulmi ajror shënjestroi një takim mes liderëve të ISIS më 28 maj, kanë bërë me dije autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.

“Sipas informacioneve që po verifikohen nga disa kanale, lideri i shtetit islamik Abu Bakr al-Baghdadi, i cili u eliminua në këtë sulm ajror, ishte i pranishëm gjatë takimit.

Për kokën e tij ishin vendosur 20 milionë sterlina shpërblim, ndërsa mendohej se fshihej diku në shkretëtirat e qytetit të Mosulit në Irakun verior.

Por mendohet se ai u largua që aty pasi qyteti u vendos në duart e ushtrisë irakiane.

Sekretari i Shtetit në SHBA, Rex Tillerson, tha se ishte një çështje kohe vrasja e tij. /Blitz.al/

Shperndaje