Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Siri, vritet 24-vjeçari nga Kosova

Siri, vritet 24-vjeçari nga Kosova
April 08
13:53 2016

Sulmet e javës së kaluar në qytetin sirian Aleppo i morën jetën Hamdi Krushenit  dhe Ardian Hyseinit. Mësohet se një tjetër shtetas me origjinë nga Kosova ka mbetur i vrarë  gjatë luftës përkrah organizatës terroriste “ Al Nusra” në Siri.

Minator Ibrahimi nga Mitrovica, 24 vjeç,  ka humbur jetën në të njëjtën zonë luftimi si Hamdi Krushen, 22 vjeç, nga Prizreni dhe Ardian Hyseini, 28 vjeç, nga Prishtina.

Rritja e intensitetit të luftimeve në zonat e konfliktit dhe sulmet mes militantëve të ISIS-it e Al Nusras, me forcat ushtarake në Aleppo, ka çuar në rritjen e numrit të të  vrarëve, përfshirë edhe tre shtetasit kosovarë.

Shperndaje