Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Siri, të paktën 4475 të vrarë vetëm gjatë muajit gusht

Siri, të paktën 4475 të vrarë vetëm gjatë muajit gusht
September 01
16:20 2016

Të paktën 4475 persona kanë vdekur në Siri, 1289 prej të cilëve civilë, vetëm në muajin gusht.

Ky është rezultati i nxjerrë nga raporti mujor i Zyrës së Vëzhgimit Sirian për të Drejtat e Njeriut. Sipas raportit, 263 janë fëmijë dhe 191 gra, të vrarë kryesisht prej sulmeve ajrore të regjimit dhe aleatëve të tyre.

Të paktën 690 civilë kanë vdekur nga sulmet siriane dhe ruse, 189 nga zjarri i artilerisë në Damask, ndërkohë që 222 janë vrarë nga sulmet e raketave.

Të dhënat e vëzhgimit tregojnë për 41 civilë të vrarë në Aleppo nga aviacioni turk, i cili ka nisur operacionin e sulmit në veri të qytetit kundër ISIS dhe forcave kurde.

Shperndaje