Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Siri – Sulm ajror anti-ISIS. Të paktën 15 viktima, mes tyre gra e fëmijë

Siri – Sulm ajror anti-ISIS. Të paktën 15 viktima, mes tyre gra e fëmijë
October 15
12:28 2016

Ka shkaktuar të paktën 15 viktima një nga sulmet e fundit të forta ajrore në Siri.

Ndër viktimat numërohen edhe 2 gra e 2 fëmijë, të cilët humbën jetën në një fshat të provincës së Raqqa-s në verilindje të Sirisë, që mbahet si “fortesa” e Shtetit Islamik.

Lajmi është bërë i ditur nga grupet siriane për të drejtat e njeriut, që kanë nënvizuar faktin se avionët që kanë kryer sulmet me shumë mundësi i përkasin koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS, të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje