Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Siri, akord SHBA-Rusi për t’i dhënë fund luftës civile

Siri, akord SHBA-Rusi për t’i dhënë fund luftës civile
September 10
09:26 2016

Sekretari i shtetit amerikan, John Kerry, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë hartuar një plan për të zbutur dhunën në Siri dhe për ta çuar vendin në një tranzicion politik, me qëllim që t’i japin fund luftës 5-vjeçare civile.

Pas një takimi të gjatë, shefi i diplomacisë amerikane, së bashku me homologun e tij rus Serghiei Lavrov, kanë thënë se ky akord mund të jetë pika e kthimit.

Sipas Lavrov, regjimi i Bashar al Assad është gati për të bashkëpunuar.

Objektivi final i këtij plani është arritja në kushtet e diskutimit për paqen midis të gjitha palëve, edhe atyre ushtarake që aktualisht janë pjesë e konfliktit.

Sigurisht që një hap i tillë i madh është ende i vështirë për t’u arritur, por këtë herë duket se vendimi i marrë nga 2 fuqitë e mëdha për të gjetur zgjidhjen është ai i duhuri. /Blitz.al/

Shperndaje