Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sipas mediave italiane, Kombëtarja shqiptare tashmë e ka gjetur trajnerin e saj

Sipas mediave italiane, Kombëtarja shqiptare tashmë e ka gjetur trajnerin e saj
April 08
20:34 2019

Presidenti i FSHF-së  Armand Duka duke se ditën e djeshme nuk ka udhëtuar drejt Italisë për tu takuar vetëm me Alberto Zakeronin.  “Radio Kiss Kis” Napoli bën me dije se Duka zhvilluar takim edhe me Edoardo Rejan, i cili është një kandidat shumë i përfolur si trajner i ardhshëm për stolin kuqezi.

Portale të ndryshme sportive në Itali gjithashtu shkruajnë se Reja dhe kreu i FSH-së kanë zhvilluar një takim ku kanë diskutuar të gjitha detajet e marrëveshjes dhe parimisht kanë arritur në një akord ku mungon vetëm zyrtarizimi. Thuhet se Reja do të vazhdojë me të njëjta kushte ekonomike si të ish-trajnerit Panuçi , 250 mijë euro në vit. Ndërsa përsa i përket ndihmësit të tij mund të jetë edhe Leonardo Kolucci.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje