Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sipas ligjit të “Vetting”-ut nëse faktoni ryshfetin, prokurorët dhe gjyqtarët do t’jua kthejnë lekët

Sipas ligjit të “Vetting”-ut nëse faktoni ryshfetin, prokurorët dhe gjyqtarët do t’jua kthejnë lekët
July 28
09:37 2016

Është miratuar përfundimisht projektligji i parë i “Vetting”-ut nga ekspertët e EURALIUS. Sipas këtyre të fundit, neni 50 është mjaft i rëndësishëm për luftën kundër korrupsionit.

Sipas këtij neni, një person që ka marrë pjesë në kryerjen e një vepre penale të korrupsionit me subjektin e rivlerësimit (prokurorë, gjykatës) ka të drejtë t’i drejtohet zyrës së prokurorisë kompetente për hetimin e veprave penale të korrupsionit. Në rast se objekti jep informacion të mjaftueshëm ndaj tij, atëherë prokurorët apo gjykatësit do të jenë të detyruar t’i kthejnë të gjitha paratë mbrapsht.

Gjithashtu nuk lejohet që subjekti i rivlerësimit (pra gjyqtarët dhe prokurorët) të pretendojnë se shuma e marrë ka humbur dhe është harxhuar gjatë kalimit të kohës.

Komento
Shperndaje