Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Simuloi krimin për përfitim azili, arrestohet 34-vjeçari në Dibër

Simuloi krimin për përfitim azili, arrestohet 34-vjeçari në Dibër
May 03
12:03 2016

Një shtetas 34-vjeçar në Dibër është vënë në prangat e policisë pasi simuloi ngjarjen për përfitim azili në vendet e BE-së. Teksa ndodhej tek banesa e xhaxhait të tij në Lurë, 34-vjeçari Femi Nezha, banues në Laprakë, ka qëlluar me armë zjarri në murin e banesës së xhaxhait të tij.

Ngjarja ka ndodhur në 30 prill të këtij viti dhe menjëherë më pas ai ka njoftuar policinë se ishte qëlluar me armë në drejtim të banesës. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se autori i dyshuar është Femi Nezha që dyshohet se ka simuluar ngjarjen me qëllim përfitim azili në vendet e Bashkimit Europian.

Veç kësaj, ai ka kryer veprime për pengimin e së vërtetës, duke fshehur gëzhojat në vendngjarje. Gjatë hetimit, policia ka mundur të sekuestrojë një gëzhojë dhe një predhë plumbi në faqen e murit të banesës.

Etiketimet
Shperndaje