Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Silvio Berlusconi çohet urgjent në spital

Silvio Berlusconi çohet urgjent në spital
April 29
13:12 2017

Silvio Berlusconi është shtruar me urgjencë në spital mëngjesin e sotëm pas një incidenti që i ndodhi në shtëpinë e tij ku banon.

Mësohet se lideri i Forza Italia-s, dhe ish-presidenti i Milanit, Berlusconi, ka përplasur kokën në tokë pasi ishte penguar në një tapet duke bërë që të afërmit të alarmoheshin dhe ta dërgonin menjëherë në spital.

Por duket se gjendja e tij ka qenë pa rrezik dhe pas kontrollit të kryer nga mjekët ai ka lënë spitalin rreth orës 13:30 të ditës së sotme.

“Asgjë me rëndësi”, – tha për mediat italiane profesor Alberto Zangrillo, i cili u kujdes për shëndetin e ish-kryeministrit italian.
Berlusconi është rreth të tetëdhjetave tani dhe kjo është arsyeja se përse familjarët janë alarmuar pas përplasjes së kokës në tokë.

Në adresë të tij kanë shkuar qindra mesazhe që i urojnë shërim të shpejtë dhe të ketë kujdes sepse nuk është më një moshë të re tashmë. /Blitz.al/

Shperndaje