Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Siguria rrugore, në pranga 11 drejtues mjetesh të dehur. Pezullohen 47 patenta

Siguria rrugore, në pranga 11 drejtues mjetesh të dehur. Pezullohen 47 patenta
May 09
09:30 2016

Në kuadër të aksionit të policisë rrugore për rritjen e parametrave të sigurisë, janë ushtruar kontrolle në rrugët kryesore dhe dytësore të Tiranës, të cilat janë kryer me dragera dhe radarë.

Si rezultat u vunë në pranga 11 shtetas, të akuzuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe u pezulluan 47 leje drejtimi. Ndër to, 16 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, 27 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 4 të tjera për lëvizje në sens të kundërt.

Gjithashtu, policia ka dërguar në OASH 64 drejtues mjetesh dhe ka vendosur 22 masa administrative për shkelje semafori, rrip sigurimi dhe përdorim të celularit. 25 mjete u ndaluan administrativisht për mospagim të gjobave të Policisë Rrugore.

Etiketimet
Shperndaje