Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Siguria rrugore, arrestohen 8 drejtues mjetesh dhe pezullohen 66 leje drejtimi

Siguria rrugore, arrestohen 8 drejtues mjetesh dhe pezullohen 66 leje drejtimi
October 30
12:32 2016

Nga Anduena Llabani

Vijon puna e Drejtorisë së Policisë Rrugore në të gjithë vendin për zbatimin e planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë fundjavës. Masa që konsistojnë në parandalimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, për mosvendosje të rripit të sigurimit, ndaj atyre që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, ndaj atyre që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit e të tjera masa plotësuese.

Në përmbushje të këtyre detyrave, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit janë arrestuar 8 drejtues mjetesh, nga këta: 6 drejtues mjetesh në gjendje të dehur, 2 drejtues mjeti pa leje drejtimi. Po në këtë kuadër janë pezulluar 66 leje drejtimi, nga të cilat: 20 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektet e alkoolit, 40 për shpejtësi tej normave të lejuara, 6 për shkelje semafori e shkelje të tjera.

Janë vendosur 283 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit. 169 masa për shpejtësi tej normave të lejuara. Janë vendosur 44 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 41 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe janë këshilluar rreth 87 drejtues të tjerë.

Si dhe janë vënë 357 masa për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Edhe në ditët në vijim do të vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor për të gjitha shkeljet me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje