Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Siguria rrugore, arrestohen 26 drejtues mjetesh dhe pezullohen 166 leje drejtimi

Siguria rrugore, arrestohen 26 drejtues mjetesh dhe pezullohen 166 leje drejtimi
October 31
15:09 2016

Nga Anduena Llabani

Ka vijuar puna e Policisë Rrugore në të gjithë vendin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.

Gjatë 72 orëve të fundit janë ndëshkuar 752 qytetarë për mosvendosje të rripit të sigurimit. Janë arrestuar 26 drejtues mjeti, nga të cilët: 20 në gjendje të dehur dhe 6 të papajisur me leje drejtimi.

Janë pezulluar gjithsej 166 leje drejtimi, nga këto 66 për alkool, 77 për shpejtësi dhe 23 për semafor e shkelje të ndryshme. Janë vendosur 118 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 198 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 856 masa administrative për shpejtësi dhe të tjerat për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Edhe në ditët në vijim do të vijojë puna për parandalimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje