Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Siguria rrugore, arrestohen 10 drejtues mjetesh, pezullohen 62 leje drejtimi

Siguria rrugore, arrestohen 10 drejtues mjetesh, pezullohen 62 leje drejtimi
October 10
11:02 2016

Nga Anduena Llabani

Drejtoria e Policisë Rrugore ka vijuar punën gjatë fundjavës në të gjithë vendin për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, si dhe për aplikimin e masave ndëshkuese të reja për shkelësit e Nenit 170 të Kodit Rrugor, por jo vetëm për këtë nen por për të gjitha shkeljet dhe konkretisht:

Gjatë 72 orëve të fundit janë ndëshkuar 492 qytetarë për mosvendosje të rripit të sigurimit. Gjithashtu, po gjatë fundjavës janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 4.098 masa administrative.

Janë arrestuar 10 drejtues mjeti, nga të cilët: 5 në gjendje të dehur dhe 5 të papajisur me leje drejtimi. Janë pezulluar gjithsej 62 leje drejtimi, nga këto 16 për alkool, 33 për shpejtësi dhe 13 për shkelje të semaforit dhe shkelje të ndryshme.

Janë vendosur 63 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 123 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 690 masa administrative për shpejtësi, si dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Edhe në ditët në vijim do të vijojë puna për parandalimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje