Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sierra Leone – përmbytjet shkaktojnë 312 të vdekur, mes viktimave edhe 60 fëmijë

Sierra Leone – përmbytjet shkaktojnë 312 të vdekur, mes viktimave edhe 60 fëmijë
August 15
09:33 2017

Një katastrofë natyrore dhe njerëzore ka përfshirë Sierra Leonen, ku përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e tokës kanë shkaktuar 312 viktima, nga të cilët raportohet të jenë 60 fëmijë.

Më të mëdha dëmet kanë qenë në kryeqytetin e vendit afrikan, Freetown.

Bilanci mbetet ende provizor pasi të dhënat janë konfirmuar nga Kryqi i Kuq në këtë vend.

Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që disa lumenj të zonës të dalin nga shtrati dhe t’i shndërrojnë rrugët në shtretër.

Mbi 2 mijë njerëz raportohet të kenë mbetur të pastrehë nga shkatërrimi i shtëpive si pasojë e rrëshqitjes së dherave.

Në kryeqytetin e Sierra Leones jetojnë më shumë se 1.2 milionë banorë.

Katastrofa e fundit që përfshiu këtë vend ndodhi në vitin 2015 duke shkaktuar 10 viktima e mijëra të pastrehë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje