Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sierra Leone, mbi 1000 të vdekur nga përmbytjet masive

Sierra Leone, mbi 1000 të vdekur nga përmbytjet masive
August 28
12:09 2017

Një katastrofë njerëzore dhe natyrore ka ndodhur në Sierra Leone, ku raportohet se mbi 1000 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve masive që përfshinë kryeqytetin Freetown.

Lajmi u konfirmua nga mediat vendase referuar ministrit të Mbrojtjes në këtë shtet.

Përmbytjet në Sierra Leone kanë filluar që prej 2 javësh, por me kalimin e kohës është raportuar se numri i viktimave është rritur, ndërsa tashmë ka kaluar mbi 1000 fatkeq.

Autoritetet vendase kanë marrë ndihmë edhe nga komuniteti ndërkombëtar që ka shkuar në ndihmë të shtetit të varfër, i cili nuk ka kapacitetin për të përballuar këtë fatkeqësi.

Aktualisht mësohet se qindra mijëra të tjerë janë duke fjetur jashtë pasi shtëpitë e tyre janë shkatërruar nga rrëshqitjet e dheut.

Ekziston edhe rreziku i sëmundjeve të tjera që mund të shfaqen në kushte ekstreme urie dhe të ftohti./Blitz.al/

Komento
Shperndaje