Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si u zgjua Turqia sot? Ngjarjet kryesore që kanë ndodhur gjatë gjithë natës…

Si u zgjua Turqia sot? Ngjarjet kryesore që kanë ndodhur gjatë gjithë natës…
July 16
09:08 2016

Pas një nate vetëm me shpërthime, tym dhe tanke ushtarake që kishin zaptuar rrugët e qyteteve kryesore, Presidenti turk Erdogan, ka thënë për mediat turke se dashakeqësia e një grupi puçist ushtarak kë përfunduar dhe qeveria është në krye të detyrës.

Megjithatë, duket se këto fjalë kanë qenë më tepër për të qetësuar popullin turk se sa të vërteta pasi vazhdohet të raportohet nga Ankara-ja dhe Stambolli se vazhdojnë të vdesin njerëz dhe ende nuk dihet numri i saktë i tyre. Të paktën 90 persona janë identifikuar nga autoritetet pasi kanë vdekur ndërkohë që më shumë se 1154 të tjerë janë të plagosur dhe gjenden aktualisht në spitale dhe qendra të urgjencave në vend.

Ndërkohë vazhdojnë arrestimet nga policia turke. Sipas Ministrisë së Brendshme janë arrestuar rreth 1563 persona që kanë dalë në shesh në përkrahje të grushtit të shtetit.

Godinat e parlamentit janë dëmtuar shumë, nga ku janë shkatërruar simbole dhe objekte të trashëguara për qindra vite e që mbanin vlera të veçanta kombëtare.

 

Shperndaje