Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Si ju zë gjumi? Do shkoni në ferr” – Agron Tufa, akuza të forta ndaj Diana Çulit

“Si ju zë gjumi? Do shkoni në ferr” – Agron Tufa, akuza të forta ndaj Diana Çulit
March 09
22:21 2017

Ditët e fundit është rikthyer sërish debati për vrasjen e dy poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi 42 vjet më parë.

Shkrimtari dhe publicisti Agron Tufa ka akuzuar për vrasjen e tyre shkrimtaren Diana Çuli, e cila dikur kishte bërë recensën apo analizën e poezive të tyre bashkë me dy shkrimtarë të tjerë.

Të ftuar në emisionin “Top Story” kanë qenë pikërisht shkrimtari Tufa, Diana Çuli, si dhe gazetarja Beti Njuma e analisti Mark Marku, si dhe vëllai i shkrimtarit Vilson Blloshmi, Bedri Blloshmi.

Në emision janë rikthyer të forta akuzat ndaj shkrimtares Çuli nga Tufa.

“Si ka mundësi që zonjën Çuli e zë gjumi pa kërkuar ndjesë për ato që ka bërë?

Ajo duhek të kishte kërkuar falje publike me megafon në shesh për ato që ka bërë”,- tha Tufa.

Çuli u përgjigj:  “Z. Tufa ka bërë akuza tepër të rënda në rrjete sociale, ndaj meje se unë jam fajtore për vdekjen e 2 personave që ishin poetët. Ju thoni që i bazoni në fakte ato akuza, por nuk janë në fakt dhe ky është mendimi juaj”, – tha Çuli.

Gjithashtu edhe gazetarja Njuma, e cila kishte organizuar projektin ku do të recitoheshin poezi, tha:

“Keni drejtuar fyerje ndaj meje dhe koleges pikërisht ju që flisni për etikë gjatë gjithë kohës. E ftuam edhe z. Tufa të vinte dhe të fliste për Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën, por nuk pranoi”,- tha Njuma.

Analisti Marku shtoi:

“Znj. Çuli ka të drejtë të marrë pjesë në çdo takim të mundshëm sepse jemi në demokraci, por në këtë rast qëndrimi i Agronit ka qenë më se normal, sepse edhe ai ka të drejtë të reagojë”,- duke shtuar më pas se Çuli, duke qenë pjesë e gjykimit si pjesë e analizës, duhet të kërkojë minimumi një falje publike.

Diana Çuli iu përgjigj Markut kështu:

“I kam kërkuar falje familjes Leka që emri im u përfshi në këtë gjë, edhe pse ngjarja ka ndodhur 42 vjet më parë dhe akuza është shumë e rëndë, edhe pse nuk kam pasur asnjë lidhje me vrasjen e 2 poetëve.

Sa herë është replikuar për këtë çështje unë kam folur. Jam shqetësuar shumë nga lumi i akuzave ndaj meje.

Nuk e ndiej veten përgjegjëse për vrasjen e tyre”, – tha ajo.

Por nuk e ka lënë me kaq debatin dhe akuzat z. Tufa:

“Poezitë dhe mënyra si i interpretuat ju u bënë shkak për vrasjen e poetëve dhe mosfaljen e dënimit me vdekje.

Ju mund ta kishit bërë neutrale, por nuk deshët.

Ju kishit urrejtje për armikun e klasës dhe keni qenë 26 vjeçe kur kryet atë analizë mbi poezitë e tyre. Nga ky krim nuk ka gjasa të shkoni në burg, por nuk do ta pastroni dot shpirtin kurrë dhe do të shkoni në ferr”,- i tha Tufa Çulit.

Komento
Shperndaje