Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si e festuan njerëzit nëpër botë Kurban Bajramin…

September 12
18:33 2016

Myslimanët në të gjithë botën festuan  sot një nga dy festat më të rëndësishme të kalendarit islamik. Për festën e Kurban Bajramit, besimtarët therin kafshë, si dele apo dhi, dhe mishi ndahet me familjarët e miqtë dhe gjithashtu u dhurohet të varfërve.

Besimtarët e quajnë të rëndësishme këtë festë sepse simbolizon fundin e pelegrinazhit vjetor të Haxhit në Mekë.

Palestinezët u dyndën në xhaminë Al-Aksa të Jerusalemit për t’u falur. Në Irak, autoritetit kanë miratuar masa të ashpra të sigurisë kur hynë në xhaminë Abdul0 Kadir al Gilani në Bagdad.  Presidenti sirian Bashar al Assad u lut në një xhami në periferi të Damaskut, e cila ishte e evakuuar nga rebelët dhe i ishte dorëzuar shtetit për kontroll. Në Azi, mijëra njerëz janë nisur drejt vendlindjes së tyre për të festuar, kurse në Indonezi myslimanët morën pjesë në faljen e mëngjesit në Xhakarta.

Në Rusi besimtarët janë mbledhur për faljen në Moskë, ndërsa në Britani, kryeministrja Theresa May ka bërë një video mesazh për komunitetin mysliman të vendit.

“Jam krenare për kontributin e myslimanëve britanikë për këtë vend dhe Britania është krenare që është shtëpi e njerëzve me prejardhje të ndryshme”,- ka thënë ajo./Blitz.al/

 

 

Shperndaje