Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si do të zgjidhen 31 kryegjyqtarët sipas Kushtetutës së re?

Si do të zgjidhen 31 kryegjyqtarët sipas Kushtetutës së re?
July 24
09:20 2016

Mes natën e së enjtes, politikanët shqiptarë votuan pro reformës në drejtësi. Kushtetuta e re e Shqipërisë ndryshon funksionimin e sistemit gjyqësor dhe  të prokurorisë në vend. Ajo synon të pastrojë sistemin nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Sipas Kushtetutës së re duhet të zgjidhen 31 kryegjyqtarë sipas formulës të kompromisit, vendosur nga politika.

Me këtë formule në këto poste do të ulen 21 kandidatë të cilët duhet të dorzojnë një deklaratë me shkrim  për të autorizuar kontrollin vjetor, monitorim sistematik të transaksoneve financiare dhe kufizimin e së drejtës për  fshehtësi komunikimi telefonik gjatë qëndrimit në detyrë.

Presidenti duhet të plotësojë dy lista me kandidatët për KPK, Kolegjin e Apelimit dhe Komisionerët Publikë, 45 ditë pas hyrjes në fuqi të paketës kushtetuese. Më pas Operacioni Ndërkombëtar I Monitorimit vlerëson kandidatët sipas përcaktimeve ligjore dhe ja rekomandon ata Kuvendit të Shqipërisë. Lista e Presidentit dhe listat e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit do i kalojnë Kuvendit për tu votuar dhe për të zgjedhur kandidatët e duhur. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje