Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Si do të jetë moti sot dhe nesër? Planet për fundjavë duhet të pëfshijnë natyrën

Si do të jetë moti sot dhe nesër? Planet për fundjavë duhet të pëfshijnë natyrën
October 19
09:45 2019

Këtë fundjavë duhet ta shfrytëzoni në maksimum sepse edhe moti është në favorin tuaj.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, ashtu si edhe gjatë këtyre ditëve që kaluam parashikohet mot i kthjellët me kalime të pakta vranësirash.

Po kështu, mjegulla nëpër lugina, e favorizuar nga era e lehtë juglindore do të shfaqet në orët e para të mëngjesit, për tu shpërbërë deri në orët e paradites.

Temperaturat nuk do të pësojnë luhatje të ndjeshme. Ato parashikohen në: zonat malore 8ºC deri në 23ºC; zonat e ulëta 11ºC deri në 27ºC; zonat bregdetare 13ºC deri në 25ºC.

Share