Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Shumë shqiptarë, të painformuar! Unë jam e drejtë…” – Vjen reagimi i Luiza Gegës pas polemikave rreth “Maratonës së Tiranës”

“Shumë shqiptarë, të painformuar! Unë jam e drejtë…” – Vjen reagimi i Luiza Gegës pas polemikave rreth “Maratonës së Tiranës”
October 10
14:18 2018

Të dielën u zhvillua Maratona e Tiranës, fituese e së cilës doli atletja Luiza Gega.

Gega rrëmbeu çmimin e parë, por ashtu sikurse ndodh shpesh pas një gare, a uludua shumë për një garë jokorrekte pasi e para që kishte kaluar finishin nuk ishte atletja shqiptare, por vajza nga Kenia.

Pas sqarimeve të organizatorëve ditën e djeshme se në fakt gara nuk përcaktohet duke parë se cili arrin i pari në finish, por cili prej tyre ka realizuar më shpejt distancën e maratonës, ditën e sotme ka ardhur dhe reagimi i Luizës për të gjithë ata që menduan që çmimi i parë ishte i pamerituar.

Reagimi i atletes vjen pasi sipas saj fryma sportive në Shqipëri po futet vetëm kohët e fundit dhe shqipatrët janë të painformuar.

Gega ka postuar dy foto, shkëputur nga Rregullorja e Federatës Botërore në garat e rrugëve, ku shpjegon me fakte arsyen pse ajo doli e para në Maratonën e Tiranës.

Startimi i saj sipas “çip”-it të inkorporuar në çdo pjesëmarrës ka qenë 58 sekonda me vonesë, pasi gara u nis jo e rregullt në kohë (në orën 08:55, nga ora 09:00 e përcaktuar)

“Një nga arsyet që gara nis me “çip” është pikërisht që gara fillon në momentin që ti e kalon vijën e startit.” – ka shkruar Gega.

Sipas të dhënave zyrtare, shqiptarja e ka realizuar maratonën me kohën 01:14:18:142, ndërsa keniania Agnes Chebet në kohën 01:14:56:041.

Në fund, sipas Gegës, edhe nëse pas leximit të rregullores ka akoma persona që nuk duan të kuptojnë, është problem i tyre.

Më poshtë, reagimi i plotë i atletës:

 

 

 

 

Komento
Shperndaje