Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shullazit i refuzohet kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë

Shullazit i refuzohet kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë
September 09
11:02 2016

Nga Anduena Llabani

Emiliano Shullazi do të qëndrojë në qelitë e burgut deri në përfundim të hetimeve që prokurorë të Krimeve të Rënda kanë hapur ndaj tij. I përfolur për lidhjet e tij me eksponentë të rëndësishëm partiakë, Shullazi nuk ka mbetur pa u lakuar as nga diplomati amerikan Donald Lu.

Dy ditë përpara se Gjykata e Krimeve të Rënda të shprehet për kërkesën e avokatit Vladimir Meçe, ambasadori Lu ligjëroi emrin e Shullazit si person i lidhur ngushtë me politikën. Shullazi mbahet  në kushte izolimi prej disa muajsh me akuzat e gjobëvënies së disa biznesmenëve dhe zyrtarëve të institucioneve në vend si dhe armëmbajtje pa leje. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të rrëzojë pretendimet e avokatit për rivlerësim të kushteve të arrestit. /Blitz.al/

Shperndaje