Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shukri Xhelili – eshemi në zemër, kërkon kurimin jashtë qelive të burgut

Shukri Xhelili – eshemi në zemër, kërkon kurimin jashtë qelive të burgut
September 07
14:03 2016

Nga Anduena Llabani

Dy ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore janë ngarkuar nga gjykata për të vërtetuar gjendjen shëndetësore të ish-kryetarit të Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili.

Në sallën e Gjykatës së Krimeve të Rënda janë paraqitur 2 ekspertët të cilët, pasi u njohën me pyetjet standarde për të kryer një akt-ekspertim mjeko-ligjor, u betuan para gjykatës.

Pas arrestimit, ish-kryetari i Bashkisë Dibër, i përfolur dhe i denoncuar mbi një skandal seksual, me një vajzë e cila kërkoi punë në këmbim të një favori seksual, pretendoi se ka probleme shëndetësore, si eshemi në zemër, duke kërkuar një masë më të butë sigurimi. Aktualisht ai mbahet i shtruar në kushte spitalore në Spitalin e Burgut, në masën e arrestit. Në raportin e ekspertëve që do t`i paraqitet gjykatës në datën 20 shtator pritet t`u jepet përgjigje pyetjeve mbi sëmundjen, gjendjen shëndetësore dhe mundësitë e kurimit të tij në kushte izolimi.

Pas këtij raporti do të jetë gjykata që do të vendosë nëse për Shukri Xhelilin do të ndryshojnë ose jo kushtet e masës së arrestit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje