Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shuhet fisi në Pejë, ekzekutohen 2 vëllezër, 11 vjet më parë u kishin vrarë 2 vëllezër të tjerë

Shuhet fisi në Pejë, ekzekutohen 2 vëllezër, 11 vjet më parë u kishin vrarë 2 vëllezër të tjerë
July 22
15:11 2017

Dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri në Pejë të Kosovës në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në fshatin Kosturiq të Pejës.

Pas identifikimit të viktimave, policia bëri me dije se 2 personat e vrarë janë vëllezër.

Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor pas këqyrjes së viktimave në morg.

Bëhet fjalë për R.B. (lindur më 1989-n) dhe A.B. (lindur më 1986-n).

Fill pas kësaj ngjarjeje të rëndë, policia ka identifikuar dhe shoqëruar në komisariat autorët e dyshuar  për kryerjen e atentatit.

Mediat e Kosovës bëjnë me dije se 2 vëllezërve të ekzekutuar u kishin vrarë edhe 2 vëllezër të tjerë 11 vjet më parë, në vitin 2006.

Paraprakisht mendohet se vrasjet kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe mund të kenë ndodhur për motive hakmarrjeje.

 

Komunikata e plotë nga policia: 
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, sot me datë 22.07.2017 rreth orës 00:25 është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një pyll në afërsi të fshatit Kosuriq komuna Pejë.

Menjëherë janë dërguar në atë lokacion njësite relevante të PK-ës, me ç’rast duke kërkuar në ketë pyll kanë hasur dy viktima, që të dy vëllezër, të cilët ishin të qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë e të shtënave kishin ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Në vendin e krimit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe lidhur me ketë janë njoftuar prokurori i shtetit dhe njësitet relevante për hetimin e krimeve serioze DRP Pejë. Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimave. Edhe njësiti policor K-9, ishte i domosdoshëm në ketë rast gjatë zhvillimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes.

Hetuesit policor rajonal, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme operativohetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë quar kryesit e këtij akti kriminal të kryejnë ketë vrasje të dy viktimave vëllezër, shtetas shqiptar të Kosovës R.B.(1989) dhe A.B.(1986).

Trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në IML QKUK Prishtinë me vendim të prokurorit shtetit.

Hetuesit policor të Njësitit rajonal të hetimeve DRP Pejë, pas një pune intensive operativo- hetimore kanë identifikuar, shoqëruar dhe më pas arrestuar tre (3) personat e dyshuar te mundshëm të veprës së Vrasjes, të cilët me vendim të prokurorit shtetit u caktohet masa e ndalimit 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore. Po ashtu është arrestuar edhe një (1) person tjetër për veprën e Vjedhjes së pyllit. /Blitz.al/

Shperndaje