Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shtyhet seanca për tre të pandehurit për vrasjen e trefishtë në bulevardin “Zogu i Parë”

Shtyhet seanca për tre të pandehurit për vrasjen e trefishtë në bulevardin “Zogu i Parë”
October 10
15:21 2016

Nga: Anduena Llabani

Dy muaj pas mbylljes së hetimeve, Gjykata e Krimeve të Rënda nis shqyrtimin e çështjes ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e trefishtë të një viti më parë në bulevardin “ Zogu i Parë” në kryeqytet. Ngjarja që tronditi opinionin publik, më 27 maj 2015, e denjë për një skenar filmash hollivudianë, u mbyll me tre të ekzekutuar.

Të akuzuar janë dy vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi, si dhe shtetasi italian Salvatore Letizia. Ndaj tyre është ngritur akuza e kryerjes së veprime aktive në konfliktin e armatosur, ku mbetën të vdekur shtetasin Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.

Seanca e parë ndaj tyre dështoi pasi shkak për shtyrjen e saj u bënë vetë të pandehurit dhe avokatët e tyre mbrojtës. Asnjë prej tyre nuk u paraqit në sallë në orën dhe sallën e caktuar duke mos i lënë gjykatës argument ligjor për të vijuar procesin.

Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda është arritur në përfundimin se ngjarja e ndodhur në muajin maj 2015 në Tiranë është vijim i një konflikti të nisur më parë po në kryeqytet, në dhjetor 2014 dhe që ka vazhduar në Holandë, në prill 2015 e, më tej, është shoqëruar me ngjarjen për të cilën akuzohen tre të pandehurit./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje