Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shtyhet seanca ndaj Mark Frrokut: Më futët në akuarium

Shtyhet seanca ndaj Mark Frrokut: Më futët në akuarium
September 13
15:34 2016

Seanca ndaj ish-deputetit Marku Frroku në Gjykatën e Lartë është vendosur të shtyhet për shkak të ankesës së këtij të fundit. Me pretendimin se nuk arrinte të dëgjonte dëshmitarët në sallën e gjyqit për shkak se kafazi i hekurit ishte zëvendësuar me xham, ai ka kërkuar shtyrjen e gjyqit.

“Nuk arrij të dëgjoj dëshmitarët pasi vendqëndrimi i të pandehurve është i bllokuar me xham. Më hoqët nga kafazi, më futët në akuarium”, – mësohet të ketë deklaruar Frroku.

Mes dëshmitarëve ishte i pranishëm edhe xhaxhai i viktimës, Aleksandër Kurti, që dyshohet të jetë vrarë nga Frroku në 1999-n në Belgjikë. Mësohet se seanca për Mark Frrokun është shtyrë për më 20 shtator.

Mbi të dyshuarin Mark Frroku rëndojnë katër akuza: akuza e vrasjes në Belgjikë në vitin 1999, akuza e ngritur pasi Mark Frroku nuk është në gjendje të justifikojë pasurinë e tij, akuza për akumulimin e pajustifikuar të të ardhurave ndërkohë që në vitin 2002 është dënuar me 3 vjet burg për trafik droge dhe akuza e katërt lidhet me një ndërtim në Rrugën e Durrësit në Tiranë. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje