Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shtyhet protesta e opozitës, Ymeri: Për shkak të Pashkëve

Shtyhet protesta e opozitës, Ymeri: Për shkak të Pashkëve
March 25
17:17 2016

Protesta e opozitës, e paralajmëruar për nesër në orën 14:00 në Prishtinë, është vendosur të shtyhet. Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka lidhur shtyrjen e protestës me ndjeshmërinë e situatës në vend.

“Pas konsultave që kemi bërë së bashku, duke e ditur se vendin po e presin ditë të rënda e të vështira, që kapja e shteti është thelluar, që problemet që vijnë nga marrëveshjet e gabuara vetëm sa po e rëndojnë Kosovën, kur tani kemi edhe komisionin ndërkombëtar për shënimin e vijës së kufirit, të vendosur që t’i kundërshtojmë këto procese kemi marrë vendim që protestën e paralajmëruar për nesër ta shtyjmë për një datë tjetër”, – është shprehur ai.

Veç tij, ka reaguar edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, që përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se opozita ka nevojë për më tepër konsolidim, ndaj është vendosur të shtyhet protesta e paralajmëruar përpara Pashkëve, raporton “lajmi.net”.

“Opozita e bashkuar ka nevojë për më shumë konsolidim të brendshëm e për zgjerim të frontit opozitar. Regjimi autoritar në Kosovë luftohet suksesshëm vetëm me alternativë të bashkuar qytetare e shoqërore. Po ashtu, duke pasur parasysh provokimet dhe sulmet policore mbi aktivitetet opozitare, është më mirë që në vigjilje të festës së Pashkëve të mos mbahet kjo protestë, por ajo të shtyhet për një datë tjetër”, – ka deklaruar Ymeri.