Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shtyhet “Demarkacioni”, votohet më 1 shtator

Shtyhet “Demarkacioni”, votohet më 1 shtator
August 11
10:47 2016

Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi që çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi të votohet në seancën e 1 shtatorit. Ky vendim është marrë në mbledhjen e përbashkët me shefat e grupeve parlamentare.

Partnerët e koalicionit qeverisës kanë shprehur mbështetjen e tyre për marrëveshjen që pritet të ratifikohet më 1 shtator, ndërsa opozita ka paralajmëruar ndërmarrjen e masave ekstreme për ta penguar atë.

Çështja e demarkacionit ka shkaktuar trazira në kuvend, ku partitë opozitare kanë sulmuar me gaz lotsjellës për të penguar zhvillimin e mbledhjeve me në fokus këtë çështje. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje