Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shtohen divorcet në Shqipëri, kryeson Tirana

Shtohen divorcet në Shqipëri, kryeson Tirana
August 23
11:40 2016

Statistikat e Ministrisë së Drejtësisë zbulojnë një rritje të numrit të divorceve. Gjatë 2015-s numërohen zgjidhje të 7,080 lidhjeve martesore, një shifër më e ulët krahasuar me 2014-n, por shumë më e lartë krahasuar me vitin 2011 kur numëroheshin 491 lidhje martesore të zgjidhura.

Referuar këtyre statistikave, kryeqyteti i Tiranës rezulton si qyteti me numrin më të madh të divorceve, gjithsej 1,665 të tilla. Ai ndiqet nga qytetet bregdetare, ku kryeson Vlora (me 735 çështje) dhe qytete me emigracion më të lartë si Elbasani (632 çështje) dhe Korça (411 çështje).

Numri më i ulët i divorceve është regjistruar në qytetet e Tropojës dhe Pukës. Një ndër shkaqet për uljen e numrit të tyre në këto qytete mund të jetë tradita më e fortë e ruajtjes së bërthamës të familjes.

Pjesa më e madhe e këtyre çështjeve të paraqitura në gjykatë janë zgjidhur, ndërkohë që 1,800 janë të mbartura gjatë këtij viti. Zgjidhja e këtyre çështjeve është shoqëruar me efekte financiare për shkak se individët e divorcuar kanë më tepër nevojë për një rritje të të ardhurave më shumë se 30%.

Burimi: Monitor

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje