Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shtohen akuzat ndaj Anjeza Shabanit! Mund të ketë dhunuar edhe fëmijë të tjerë

Shtohen akuzat ndaj Anjeza Shabanit! Mund të ketë dhunuar edhe fëmijë të tjerë
June 23
19:00 2016

Zbulohen detaje të reja rreth hetimeve që po kryhen për ngjarjet e ndodhura në kopshtin “Diren”, ku administratorja Anjeza Shabani u pa të dhunonte vogëlushin 3-vjeçar, sipas pamjeve të publikuara nga emisioni “Stop” vetëm pak ditë më parë.

Sipas asaj që raporton “Panorama” online, burime të saj brenda grupit hetimor të çështjes konfirmojnë në mënyrë jozyrtare se ndaj Anjeza Shabanit janë bërë edhe dy kallëzime të tjera nga prindër të tjerë që kishin fëmijët e tyre në kopshtin “Diren”.

Nga informacionet e para, prindërit pretendojnë se administratorja ka ushtruar dhunë edhe ndaj këtyre fëmijëve, veç 3-vjeçarit që u pa në video.

Në ditët në vazhdim pritet të zbulohen detaje të reja rreth hetimeve.

Komento