Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shteti ku fëmijët janë më të lumturit në botë

Shteti ku fëmijët janë më të lumturit në botë
January 07
15:04 2017

Në vitin 2013, një raport i UNICEF-it i cilësoi fëmijët holandezë si fëmijët më të lumtur në botë.  E njëjta renditje vijon të jetë edhe sot në raportet e organizatës për fëmijët.

Raporti është vlerësuar duke i krahasuar mënyrat e jetesës së fëmijëve në 26 vende të ndryshme të zhvilluara në botë.

Tri kategoritë mbi të cilat është bërë vlerësimi janë: mirëqenia, shëndeti, siguria, edukimi, sjellja dhe rreziqet, mjedisi dhe shtëpia.

Në pjesën dërrmuese të këtyre kategorive, fëmijët holandezë kanë marrë pikët më maksimale, duke lënë pas disa prej vendeve më me emër në botë.

SHBA-të renditen në vend të 26-të, Anglia në vend të 16-të.

Në bazë të këtij studimi, 95% e fëmijëve holandezë që u pyetën thanë se janë të lumtur për fëmijërinë e tyre. Elementet që i ndajnë ata në krahasim me fëmijët amerikanë është se këta të fundit kanë më tepër frikëra, mërzi dhe pasiguri.

Fëmijët holandezë flenë më shumë, kanë pak ose aspak detyra në shkollë fillore, dëgjohen çfarë kanë për të thënë nga prindërit, lejohen të luajnë jashtë pa kujdestari nga prindërit, kanë ushqim të rregullt në familje, shpenzojnë më shumë kohë me prindërit e tyre, gëzohen me gjëra të vogla dhe lodra të dorës së dytë.   /Blitz.al/

Komento
Shperndaje