Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shtetasi polak djeg makinën, arrestohet më pas nga policia

Shtetasi polak djeg makinën, arrestohet më pas nga policia
October 12
16:41 2016

Nga Anduena Llabani

Në lidhje me ngjarjen e djegies së një makine, policia greke sqaroi se automjeti i djegur është tip “Hunday”, me targa YMO5933, me ngjyrë jeshile.

Këtij automjeti, rreth orës 09.00 (me orën lokale), në vendin e quajtur Paramithi, nga policia iu bë shenjë për të ndaluar, por drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi.

Mjeti u ndoq nga policia greke dhe pas rreth 2 km, drejtuesi i mjetit i ka vënë zjarrin dhe e ka braktisur.

Drejtuesi i mjetit, me shtetësi polake, është arrestuar më pas nga policia. Nga fotot që disponon policia greke, në brendësi të automjetit, nga pjesa e pasme, dalloheshin qartë sasi të konsiderueshme lënde bimore e ngjashme me atë të Cannabis Sattiva, e papaketuar.

Sipas policisë greke, itinerari më i mundshëm i lëvizjes së mjetit është Paramithi-Prevezë.

Nuk ka asnjë të dhënë që lënda narkotike është nisur nga Shqipëria.

Kjo edhe nga gjendja e papaketuar e ngarkesës.

Nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS rezulton se ky mjet nuk ka asnjë hyrje – dalje në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu, nga komunikimet me autoritetet greke, edhe ata nuk e kanë këtë shtetas dhe mjet të regjistruar në sistemin e tyre të hyrje-daljeve./Blitz.al/

Shperndaje