Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shtëpia e pushtuar nga fantazmat “vret” punonjësin

Shtëpia e pushtuar nga fantazmat “vret” punonjësin
April 04
17:24 2016

Ditën e sotme është raportuar nga punonjësit e “Phantom Manor”, shtëpisë së pushtuar nga fantazmat në DisneyLand, se njëri nga punonjësit është gjetur i pajetë në brendësi të godinës.

Sipas të dhënave për Prokurorinë e Parisit, shkaku i vdekjes është kontakti me rrymën elektrike teksa punonjësi 45-vjeçar po merrej me rregullimin e efekteve të vetëtimave.

Kjo nuk është hera e parë që një punonjës humbet jetën në këtë shtëpi, pasi në 2010-n, një pastrues humbi jetën pasi u bllokua nën varkë në “Small World Ride”, kurse incidentet kanë përfshirë rregullisht vizitorët e “Phantom Manor”.

DisneyLand në Paris mbledh më shumë se 14 milionë vizitorë çdo vit dhe është tepër popullor sidomos për turistët britanikë.

Etiketimet
Shperndaje