Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shtatorja e Nënë Terezës në Rio de Janeiro, dhurata jonë për popullin brazilian

Shtatorja e Nënë Terezës në Rio de Janeiro, dhurata jonë për popullin brazilian
August 10
14:52 2016

Sot është zhvilluar ceremonia e dorëzimit të shtatores së Nënë Terezës në Katedralen  Metropolitane të Rio de Janeiro. Vepra e skulptorit Thoma Thomai është dhënë si një dhuratë simbolike e popullit shqiptar për popullin brazilian me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka postuar një foto në Facebook të shtatores së Nënë Terezës dhe ka pohuar se shtatorja do të inaugurohet më 10 shtator.

“Kjo dhuratë u mundësua falë bujarisë së sipërmarrësit Kadri Morina dhe angazhimit të ambasadores tonë Tatjana Gjonaj, që zë fill me takimet që pata me drejtuesit e Bashkisë së Rio de Janeiro, gjatë vizitës në Brazil, në nëntorin e shkuar.

Kardinali Tempesta, duke iu referuar Nënë Terezës si “mëshira e Zotit në tokë” e “fryti i popullit shqiptar me gjithë të mirat që i solli njerëzimit”, e quajti mbërritjen e shtatores nga Tirana “një dhuratë të jashtëzakonshme që do t’i japë jo vetëm katedrales, por gjithë Brazilit vlera të reja shpirtërore, duke përforcuar miqësinë ndërmjet popullit shqiptar dhe atij brazilian”,-shkruan ministri në Facebook.

Shtatorja do të inaugurohet në datën 10 shtator dhe do të zërë vendin kryesor të Katedrales Metropolitane./Blitz.al/

Komento
Shperndaje