Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqiptari torturohet nga italianët: “Më lidhën në karrige elektrike, më goditën me thika”

Shqiptari torturohet nga italianët: “Më lidhën në karrige elektrike, më goditën me thika”
July 27
12:07 2016

Një shumë prej 250 eurosh është bërë shkak që një 32-vjeçar shqiptar të torturohet nga dy italianë. Ngjarja ka ndodhur në ishullin Rodos të Greqisë dhe lajmi është bërë i ditur nga mediat greke, të cilat kanë raportuar se 32-vjeçari është mbajtur i lidhur në një karrige elektrike dhe është rrahur në mënyrë çnjerëzore.

Identiteti i shqiptarit nuk bëhet ende i ditur, por thuhet se ai tanimë është i shtruar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka sekuestruar tri thika, një sëpatë dhe pajisje elektrike shkarkimi. Gjithashtu në vendngjarje janë gjendur edhe 16 pilula droge, të cilat ishin të qytetarëve italianë. Pas kësaj ndodhie të dy shtetasit nga Italia janë arrestuar./blitz.al/

Komento
Shperndaje