Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqiptari me probleme mendore rrëmben 2 infermiere në Itali, përdhunon njërën

Shqiptari me probleme mendore rrëmben 2 infermiere në Itali, përdhunon njërën
October 25
09:30 2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qendrën e Shëndetit Mendor në Avexano të Italisë, ku një shqiptar me probleme mendore ka rrëmbyer fillimisht dy infermiere dhe më pas ka përdhunuar njërën prej tyre.

Mediat italiane shkruajnë se 19-vjeçari Enriges Kavalli ka kërcënuar me thikë dy infermieret, njërën prej tyre e ka plagosur në qafë e më pas e ka përdhunuar brenda një makine pranë qendrës “Arcobaleno”.

Njëra prej infermiereve ka lajmëruar menjëherë policinë që ka kryer më pas ndalimin e shtetasit shqiptar që ishte fshehur brenda pyllit. Mësohet se infermierja e plagosur është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje