Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqiptari më i urryer në Amerikë nevrikoset keq

Shqiptari më i urryer në Amerikë nevrikoset keq
December 02
10:48 2016

Martin Shkreli është cilësuar si një nga shqiptarët më të urryer që jetojnë në botë, pasi ai rriti çmimin e një ilaçi që shpëton jetë,  “Daraprim”, nga 13 dollarë në 750 dollarë.

Së fundmi ai është sfiduar nga një grup studentësh australianë të cilët prodhuan të njëjtin përbërës për vetëm 20 dollarë. E njëjta sasi ilaçi në SHBA kushton më tepër se 100 dollarë.

Pas këtij zbulimi të studentëve, Shkreli është përgjigjur i nevrikosur dhe me ironi përmes rrjetit social Twitter: “Unë jam i rritur dhe dua t’i informoj këta fëmijë se mesatarja për prodhimin e ilaçit është 5 vjet dhe kushton 5 milionë $, prandaj kanë edhe 4,999,980 të mbetura”,- përfundon postimi i tij.  /Blitz.al

shkreli-1

Komento
Shperndaje