Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqiptari mbush xhepat me ushqime e kërcënon italianin: “Të njoh, e di ku të të gjej”

Shqiptari mbush xhepat me ushqime e kërcënon italianin: “Të njoh, e di ku të të gjej”
February 02
09:48 2017

Një tentativë vjedhjeje nuk i ka dalë ashtu siç priste një shqiptari në një supermarket në Itali.

Në bazë të raportimit që bëhet në disa prej mediave italiane, një shqiptar 37-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka tentuar të vjedhë marketin e më pas ka kërcënuar pronarin italian të tij.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Faenzas dhe në bazë të asaj që ka raportuar pronari ka qenë njëra prej shitëseve që ka parë sjellje të çuditshme të shqiptarit, i cili ka mbushur xhepat me ushqime në market.

Ajo ka njoftuar pronarin, i cili është përleshur me shqiptarin.

Vetë pronari italian ka treguar më vonë se shqiptari e ka kërcënuar: “Të kam parë mirë e ta njoh fytyrën mirë”.

Më tej është larguar jashtë marketit bashkë me një person tjetër që e shoqëronte, por më vonë ka rënë në prangat e policisë.

Komento
Shperndaje